Tronditëse në Mirditë, 15-vjeçari vret me armë vëllanë më të vogël

576
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:00 të ditës së sotme, në fshatin Petoq në Fan të Mirditë.
Policia bën me dije se 2 vëllezër të mitur, konkretisht E.T. 15 vjeç dhe D.T. 12 vjeç, kanë qenë duke ruajtur bagëtitë në mal, ku duke luajtur me një armë zjarri automatik, E.T. nga pakujdesia ka vrarë vëllain e tij D.T.
Trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit për ekspertizën e plotë mjeko – ligjore.
Arma e zjarrit automatik si dhe 2 gëzhoja të gjetura në vendngjarje, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
E.T., babai i tij, si dhe disa persona të tjerë, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë, në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Policia bën me dije se grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sigal