Tronditëse/ 19 vjeçarja me aftësi të kufizuara flet pasi u përdhunua nga shqiptari e greku

126

Sot në një gjykatë greke është mbajtur procesi gjyqësor kundër dy personave të dyshuar për përdhunimin e një 19-vjeçareje me aftësi të kufizuara.

Dy të akuzuarit janë një i ri grek dhe një i ri shqiptar.

Përdhunimi i vajzës së re me aftësi të kufizuara dyshohet se ka ndodhur tri ditë pas përdhunimit e me pas vrasjes së Topaloudi në Rodos, ngjarje që tronditi mbarë opinionin publik grek.

Një shqiptar 20 vjeç dhe një 23-vjeçar me shtetësi greke, por përkatësi rome janë në bankën e të akuzuarve për përdhunimin e 19-vjeçares me aftësi të kufizuara, shkruan Balkanweb.

“Të kesh takim me ta është padyshim e vështirë. Ky është një proces tepër i dhimbshëm. Unë jam babai dhe nuk di çfarë ndëshkimi mund të ketë për ata dy persona dhunues ndaj një personi krejtësisht të pambrojtur”, deklaroi i ati i vajzës me aftësi të kufizuara, shkruajnë mediat greke. Babai tha se është i gatshëm që t’i gjendet pranë së bijës dhe tha se të akuzuarit duhen dënuar maksimalisht, nëse vërtetohet se kanë kryer përdhunimin.

Vetë vajza ka thënë se ka jetuar momente ankthi dhe tmerri. Avokatja e 19-vjeçares deklaron se të gjitha skenat e dhunës të tmerrshme vijnë në mendjen e vajzës së dhunuar.

“Të dy të pandehurit e detyruan atë të bëjë veprime të papërshtatshme duke kryer dhunë fizike ndaj saj. Ata e grushtuan në fytyrë dhe i thanë “do ta shikosh se çfarë do të marrësh”.

Masat e sigurisë në gjykatë pritet të rriten pasi autoritetet kanë frikë nga reagimi i të afërmve të vajzës.