Tritoli në Fushë-Krujë nuk ndalet shpërthim në një lokal në qendër

459
Sigal

FUSHE-KRUJE – Shpërthimet me tritol në Fushë-Krujë, thuajse po kthehen në normalitet. Këtë mëngjes një lokal është bërë pre e vendosjes së lëndës eksplozive por  ashtu sic edhe në rastet e tjera të shpërthimeve me tritol në këtë qytet, nuk ka pasur të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.

Shpërthimi ndodhi në një lokal në qendër të Fushë-Krujës rreth orës 04:30 të mëngjesit.

Mësohet se lokali është në pronësi të Veli Zogut dhe ndodhet ngjitur me zyrat e OSHEE-së.

Shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe është ndjerë edhe nga banorët e pallatit ku ndodhet lokali, të cilët kanë dalë nga banesat të tfrikësuar nga tronditja.