Tritol poshtë makinës, dështon atentati në Durrës

482
Një automjeti në zonën e Rrashbullit i është vendosur eksploziv ditën e sotme. Fatmirësisht pronari i mjetit ka pikasur lëndën plasëse, pasi ka zbritur nga makina ka njoftuar menjëherë policinë.
Për këtë arsye është bllokuar lëvizja e mjeteve në aksin rrugor Durrës-Shijak.

Sakaq, në vendngjarje pritet të mbërrijnë forcat xheniere, për të mundësuar çaktivizimin e lëndës plasëse.
Sigal