Tritol në burgun e Drenovës parandalohet shpërthimi

451
Sigal

KORÇE – Gjendet një  pako tritol në burgun e sigurisë së lartë të Drenovës. Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kanë bërë të ditur se lënda eksplozive e gjetur ishte prej 250 gramësh dhe ishte në zonën ku hyjnë familjarët në brezin jeshil të rrethimit të këtij institucioni dënimi.Burime nga policia e qytetit juglindor kanë bërë të ditur se, eksplozivi është gjetur mbrëmjen e djeshme në orën 22:00, gjatë një kontrolli nga grupi i gatshëm. Sasia e tritolit ishte bërë gati për të hedhur në erë derën kryesore. Mësohet se, tritoli ishte montuar me fitil dhe magnet, gati për të shpërthyer. Policia ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë, ndërsa nuk dihet se si është futur lënda eksplozive në këtë burg të sigurisë së lartë. Dy efektivët e grupit të gatshëm që gjetën tritolin gjatë kontrollit, janë Çlirim Xika dhe Berti Medolli. Nga ky burg në datën 23 nëntor 2013 u arratisën 7 të dënuar të kryesuar nga Admir Tafili. Të arratisurit u kapën brenda pak ditësh në Shqipëri dhe Greqi.