Tritol makinës së së ish-kreut të komunës Baz, për herë të dytë

478
I vihet eksploziv mjetit të ish-kreut të komunës Baz në Mat.
Lënda plasëse tritol mësohet se ishte vendosur në krahun e djathtë të shoferit, por ka shpërthyer vetëm ndezësi.
Mësohet se ka qenë vetë ish-kreu i komunës që konstatoi lëndën plasëse para se të hipte në makinën e tij, që e kishte të parkuar përpara pallatit.
Menjëherë ai lajmëroi policinë për rastin dhe në vendin e ngjarjes mbërritën forcat xheniere, që bënë të mundur çaktivizimin e lëndës plasëse.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Kjo është hera e dytë që ish-kryetarit të komunës Baz në Mat i vendoset eksploziv.
Sigal