Tritol, makinës së oficerit të Krimeve të Rënda në Krujë

426
Makina së një oficeri policie në Krujë me iniciale T.M. që mbulon krimet, ka shpërthyer gjatë natës nga një sasi tritoli që i ishte vendosur. “Mercedesi” u dëmtua në pjesën e përparme. Dëmet janë vetëm materiale.

Policia njoftoi se më datë 22 qershor, rreth orës 3:55, në numrin e emergjencave 112, kishte ardhur një telefonatë për një shpërthim në rrugën “Kastriotët”.

Në adresën e dhënë është konstatuar i dëmtuar në pjesën e përparme automjeti tip Mercedes Benz, në pronësi të shtetasit T. M., me detyrë oficer policie i Krimeve të Rënda në Komisariatin e Policisë Krujë.

Dëmtimi i këtij automjeti ka ardhur si pasojë e shpërthimit të një sasie të vogël lënde plasëse të vendosur në pjesën e përparme të saj.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre.
Sigal