Tritol makinës së drejtorit të Hekurudhave në Durrës

385
Sigal

Një sasi lëndë plasëse i është vendosur gjatë natës makinës së Drejtorit të Hekurudhave në Durrës, Adi Dyrmishi. Mësohet se makina e tij ishte parkuar në lagjen ku ai banon, afër stacionit të trenit.

Fatmirësisht Dyrmishi ka pikasur lëndën plasëse, e cila ishte futur në një bidon, duke shmangur kështu ngjarjen.

Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes.