Tritol makinës së biznesmenit në Bulqizë, s’ ka të lënduar

382
Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm një shpërthim me tritol ka ndodhur në Bulqizë. Lënda eksplozive i ishte vendosur një automjeti në pronësi të qytetarit me iniciale Rexhep Loxha. Nga policia mësohet se gjatë momentit të shpërthimit, makina ishte e parkuar përpara banesës së pronarit, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Gjithashtu mësohet se nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale, kurse policia ka nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorin apo autorët. Uniformat blu do të marrin në pyetje edhe pronarin e automjetit. Policia lokale tha zyrtarisht se “Më datë 25.04.2016 rreth orës 02.50 në Bulqizë, në oborrin e banesës së shtetasit R.L ,automjetit tip “Volksvagen” , në pronësi të shtetasit R.L i është vendosur lëndë eksplozive”.
Sigal