Tritol makinës në Vlorë, pronari: Fat i madh që shpëtuam. Kam marrë kërcënime

477
Pas ekzekutimit mafioz të një 40-vjeçari nga Tropoja në banesën e tij, një tjetër ngjarje e rëndë tronditi mbrëmë qytetin e Vlorës, pasi një automjet shpërtheu me tritol. Burime nga policia bëjnë me dije se automjeti ishte në pronësi të Elton Ismailit. Ky i fundit fill pas ngjarjes pohoi për gazetarin Enrik Mehmeti, se ishte në banesën e prindërve gjatë kohës kur ndodhi shpërthimi.

“Makina ishte parkuar afër banesës së prindërve të mi. U alarmova nga shpërthimi i fuqishëm”, tha Ismaili.

Mësohet se vite më parë Elton Ismailit i janë vrarë në atentat disa familjarë, ndërsa nuk dihet nëse ngjarja në fjalë ka lidhje me këto ndodhi. Ismailit i kishin varë vëllanë, motrën, dajën dhe ortakun e tij. Ai theksoi se deri më tani për këto vrasje nuk kishte ende një autor. “Ishim 4 metra larg vendngjarjes, fati jonë që shpëtuam. Kam pasur kërcënime edhe në të kaluarën. Më janë vrarë familjarë dhe për asnjë nuk ka autor”, tha ai.
Sigal