Tritol lokalit në Burrel, policia jep detaje: U hodh nga dritarja e tualetit

669
Policia ka dhënë detaje për shpërthimin që tronditi mbrëmjen e kaluar qytetin e Burrelit. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Partizani’ në një lokal bar kafe të marrë me qira nga S.L, 35 vjeç. Dyshohet se tritoli është hedhur nga dritarja e tualetit të lokalit. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Policia ka marrë në pyetje 3 persona dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 22.05 në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë për një shpërthim në një lokal në lagjen “Partizani” në qytetin e Burrelit. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ku ka rezultuar se: Në lagjen ‘Partizani’, Burrel, në lokalin ‘Bar-Kafe’, të marrë me qera nga shtetasi S.L, 35 vjeç, banues në Burrel, dyshohet se nga dritarja e tualetit të lokalit është hedhur një sasi lëndë plasëse, e cila ka shpërthyer.

Nga shpërthimi nuk ka njerëz të lënduar, vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove të vlefshme që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes.

Ndërkohe janë duke u marrë në pyetje 3 persona që mund të kenë dijeni për këtë ngjarje. Shërbimet e policisë po krehin zonën si dhe janë ngritur disa pika kontrolli. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentin e ngjarjes.
Sigal