Tritol karburantit në Fushë-Krujë, dëmtohen disa automjete

437
Një shpërthim ka ndodhur gjatë natës në një pikë karburanti në Fushë-Krujë. Sipas të dhënave paraprake 200 gram tritol i janë vendosur një karburanti në pronësi të shtetasit Zyhdi Çela, po që e kishte dhënë me qira. Nga shpërthimi ka pasur dëme të shumta materiale por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Dëmtime kanë pësuar edhe disa automjete të parkuara pranë pikës së karburantit. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku ka kryer të gjitha procedurat hetimore dhe po punohet për zbardhjen e këtij akti kriminal.
Sigal