Tritol brenda shishes për drejtorin e hekurudhave, forcat xheniere do të kryejnë shpërthim të kontrolluar

508
Sigal

Mëngjesin e sotëm një sasi lënde shpërthyese i është vendosur makinës së drejtorit të hekurudhave Ani Dyrmishi.

Mjeti ishte parkuar pranë banesës së tij në afërsi të stacionit të trenit, ndërsa vetë Dyrmishi e ka vënë re lëndën plasëse përpara se të hipte në mjet.

Ai është vendosur rreth një vit më parë në postin e drejtuesit të hekurudhave, ndërsa ka qenë pjesë dhe e listës të famshme të kryeministrit Rama, të 100 zyrtarëve më të korruptuar në të gjithë vendin.

Lënda shpëthyese ndodhet ende në afërsi të mjetit, ndërsa pritet mbërritja e forcave xheniere për tëbërë shpërthimin e kontrolluar.

Burime bëjnë me dije se Dyrmishi do të udhëtonte me një delegacion jashtë vendit sot. Ai ka deklaruar përpara grupit hetimor se nuk ka pasur konflikte me njeri.

Zona vazhdon të jetë e rrethuar me perimetër sigurie, ndërsa në vendngjarje ndodhen forca të shumta policore

Po sekustrohen kamerat e sigurisë, pasi është një zonë që ka biznese të shumta të pajisura me kamera.