Tritol bashkëqytetarit për motive pronësie në Fushë-Krujë, 32-vjeçari kapet në Lushnjë

424
Një 32-vjeçari nga Fushë-Kruja u vu në pranga nga uniformat blu të Lushnjës, pasi dyshohet si autor i një ngjarje të ndodhur dy ditë më parë në qytetin e tij. Leonard Çopani dyshohet se ka vendosur eksploziv në murin rrethues të një banesë në Fushë-Krujë më 1 qershor të këtij viti, reth orës 03:00, në vendin e quajtur Arrameras.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive pronësie.

Çopani ishte identifikuar nga policia dhe ishte shpallur në kërkim. Gjithashtu, në 18 maj gjykata e Krujës ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg për dhunë në familje.

NJOFTIMI I PLOTE
Nga ana e Specialistëve për Hetimin e Krimeve të Rënda në Komisariatin e Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me Efektivët e Komisariatit të Policisë Krujë, në lagjen “Savër”, Lushnje, u bë kapja e personit të shpallur në kërkim:

1.Leonard (Miri) Çopani, 32 vjeç, lindur dhe banues në Fushë-Krujë.

Kapja e tij u bë pasi dyshohet se është autori i vendosjes së lëndës eksplozive në murin rrethues të banesës së shtetasit D.T, ngjarje e ndodhur në datën 01.06.2017, rreth orës 03:00, në vendin e quajtur Arrameras, Fushë-Krujë.

Gjithashtu, Gjykata e shkallës së Parë Krujë me Vendimin e datës 18.05.2017, ka vendosur për këtë shtetas masë sigurimi “Arrest me burg”, për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga Neni 130 i Kodit Penal.
Sigal