Trinjakët digjen në banesë, vjen reagimi i parë zyrtar: Nga se u shkaktua zjarri

Inspektorati Shtetëror Teknik Industrial ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në Romanat të Durrësit, ku tre fëmijë 3-vjeçarë kanë humbur jetën. Trinjakët u dogjën brenda në banesë, pasi prindërit i kishin mbyllur në një dhomë.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se zjarri fillimisht ka rënë në dhomën ku ndodheshin fëmijët.

Në reagimin për ngjarjen, ISHTI deklaron se zjarri nuk ka lidhje me bombol gazi, por dyshohet se trinjakët kanë qenë duke luajtur me shkrepëse.

Sipas të dhënave hetimore paraprake, fëmijët kanë qenë të mbyllur në një dhomë, dritarja e së cilës ka qenë me hekura.