Trimi nga Lushnja: E fal gruan, por të heqë dorë nga dhuna dhe Facebook-u

407
36-vjeçari nga Lushnja, Niko Trimi që ditë më parë ka denoncuar gruan për dhunë dhe për tradhëti ka deklaruar përpara forcave të policisë se e ka falur gruan për shkak të tre fëmijëve që kanë së bashku. Në një thirrje publike, lushnjari nga fshati Stan i ka kërkuar bashkëshortes që të kthehet pranë shtëpisë për tu kujdesur për fëmijët.
“Unë premtoj se do ta fal për çdo gjë, por se të heqë dorë nga Facebook dhe nga telefonatat me personat që nuk kanë lidhje me familjen”, ka thënë ai. Bashkëshortja e Niko Trimit, Edmonda, aktualisht ndodhet e prangosur, pasi është denoncuar nga Nikoja për dhunë në familje.
“E mori dikush në telefon dhe i tha se ku je o zemër. Ajo i tha se po shkonte tek prindërit. Mendoj se këtu kanë dorë edhe prindërit e gruas sime. Si mund ti lë fëmijët pa nënë? Nuk mundem. Ata kanë nevojë për nënën e tyre”, ka përmbyllur Niko Trimi.
Sigal