Treni përplaset me makinën e policisë në Durrës, plagosen 3 efektivë

446
3 punonjës të policisë kanë mbetur të plagosur në Durrës, pasi mjeti me të cilin udhëtonin është përplasur me një tren mallrash. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:40, në lagjen Nr. 13, sektori Iliria.
Sipas policisë, treni i skrapit i linjës Durrës–Elbasan, me mashinist shtetasin M.K, vjeç 61, banues në Durrës, është përplasur me mjetin e policisë.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 3 punonjës policie, dy prej të cilëve pas mjekimit të marrë në spital janë larguar për në banesë shtetasit E.J. dhe S.D. ndërsa shtetasi Sh.P. ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Sigal