Tregtonin gurët që i merrnin në zonat e mbojtura, ndalohen 3 shtetas

417
Sigal

Policia e Skraparit ka vënë në pranga tre shtetas të cilët nxirrnin dhe tregtonin gurë pllakator, dekorativ në territorin e Parkut Kombëtar të Tomorrit.

Në një njoftim të Policisë bëhet më dije se shtetasit e ndaluar identeti i të cilëve nuk bëhet i ditur, janë kapur duke transportuar me mjete, pllaka guri dekorativ, të cilat dyshohen të nxjerra në zonën e mbrojtur në Malin Tomorr, Skrapar.

Mbi ta rëndon akuza për “Shkatërrim të pronës”.

Deklarata e plotë:

Në vijim të punës për parandalimin e aktivitetit të paligjshëm të prodhimit të gurit pllakator, dekorativ në territorin e Parkut Kombëtar të Tomorrit, Seksioni për Krimet në Komisariatin e Policisë Skrapar referoi materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat për 3 shtetas.

Ata janë kapur duke transportuar me mjete, pllaka guri dekorativ, të cilat dyshohen të nxjerra në zonën e mbrojtur në Malin Tomorr, Skrapar.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprën penale, “Shkatërrimi i pronës”.