Tregti kokaine e heroine, kapen shqiptari, boshnjaku e gjermania

534
Sigal

Policia e Luzernit ka arrestuartre persona, të cilët dyshohen për përfshirje në tregti me substanca narkotike. Nga bastisja në shtëpi, atyre u janë gjetur dy kilogramë heroinë, 200 gramë kokainë dhe 20 mijë franga para kesh, shkruan Luzerner Zeitung.

Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 17 dhe bëhet fjalë për dy burra dhe një grua, përcjell albinfo.ch. Konkretisht të arrestuarit janë 34-vjeçari nga Bosnja dhe 25-vjeçari nga Shqipëria, kurse gruaja është një 31-vjeçare gjermane. Prokuroria e Luzernit ka nisur hetimet.