Tregti armësh me mafiozin ‘Sandokan’, kush është italiani që u arrestua në Tiranë (Emri)

551
Lefter Lamaj nga Vlora dhe Ciro Dentice nga Italia u arrestuan në Tiranë disa ditë më parë pasi sipas policisë akuzoheshin nga drejtësia italiane për një sërë veprash penale.
Policia e Tiranës njoftoi se italiani Ciro Dentice, 50 vjeç, banonte prej kohësh në Tiranë, dhe akuzohet për pastrim parash, falsifikim e armëmbajtje pa leje.
Ai ishte në kërkim pasi autoritetet gjyqësore në Trieste me Vendim Nr. SIEP 154/2012, datë 17.05.2012, e kanë dënuar me 5 vjet e 2 muaj burg, për veprën penale “Shkelja e ligjit mbi Drogat, Kokainë”, “Pastrim Parash”, “Fallsifikim’’, “Armëmbajtje pa leje”, ku i kanë mbetur për të vuajtur 3 vjet, 3 muaj e 7 ditë burg.
Arrestimi i Ciro Dentice-s është përmendur edhe nga mediat italiane, ku thuhet se dënimët për të janë dhënë për shkelje të bëra gjatë kohës që ai qëndronte në Trieste.
Madje raportohet se 50-vjeçar i ka shitur arme edhe djalit te bosit të njohur si ‘Sandokan’, bosi më i njohur i klanit kasalez.
Sigal