Tregtarit të madh në Elbasan i sekuestrohet 10 ton mish. Priten analizat

836
Sigal

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka sekuestruar 978 kg mish derri, 3840 kg kofshë pule, 3920 kg fileto pule, 37 kg mish viçi, 111 kg qofte dhe 645 kg gjiro gici, produkt i gatshëm, për analiza të mëtejshme pasi dyshohen si të kontaminuara.

Malli i sekuestruar është gjetur në lagjen “5 Maji” në Elbasan, në subjektin e shtetasit Elibert Latifi 42-vjeç, siç mëson “BalkanWeb”

“Nga kontrolli i ushtruar nga Policia në bashkëpunim me A.K.U, në lagjen “5 Maji”, në subjektin fizik të këtij shtetasi, i cili tregton e përpunon produkte mishi, ka rezultuar se ky subjekt tregtonte e përpunonte produkte mishi i papajisur me liçensë nga Q.K.L, si dhe pa etiketë produkti. Në këtë subjekt u bllokuan nga specialistët e A.K.U-së, 978 kg mish derri, 3840 kg kofshë pule, 3920 kg fileto pule, 37 kg mish viçi, 111 kg qofte dhe 645 kg gjiro gici , produkt i gatshëm, për analiza të mëtejshme pasi dyshohen si të kontaminuara”-njofton Policia.

Ai akuzohet për “Prodhim i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”.

AKU zyrtarisht thotë që aksioni ka disa ditë që është kryer dhe mishi nuk është i kontaminuar. Por duke qene se subjekti ka qënë i palicensuar, ata e kanë çuar në Durrës për analiza të mëtejshme. Mësohet gjtiashtu se sasia e madhe e mishit ka qene e blerë nga një subjekt i licensuar.