Tre të vdekur në aksidente, policia këshillon shoferët: Kujdes, në këto orë…

517
Sigal

Policia rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve pas tre aksidenteve me pasojë vdekjen e tre personave në rrugët e vendit. Sipas tyre, të gjithë drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë në këto orë të shtojnë kujdesin, si rezultat i rendimit të kushteve të motit dhe rënies së shirave në mjaft zona.

22046146_2039599372993090_7793769664531585678_n

22007295_2039599332993094_5066117792480717594_n

22008069_2039599302993097_4660360035505253110_n

22045627_2039599279659766_5058606199965464907_n

22046122_2039599252993102_5077727174083043811_n

22045716_2039599206326440_1448334575643749814_n
DEKLARATA E PLOTE
Drejtoria e Policisë Rrugore iu kerkon të gjithë drejtuesve të mjeteve që udhëtojnë me mjetet e tyre në këto orë të shtojnë kujdesin gjatë drejtimit të mjetit të tyre.
Në orët në vazhdim si rezultat i rendimit të kushteve të motit dhe rënies së shirrave në mjaft zona rrugore të vendit kanë ndodhur tre aksidente rrugore me pasojë humbjen e jetës së tre shtetasve.
Paraprakisht Policia Rrugore ka identifikuar si shkak të ndodhjes së tyre shkeljen e rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve të perfshire në keto aksidente dhe sidomos shpejtesinë tej normave të lejuara dhe parakalimin e gabuar.
Me qëllim shmangien e aksidenteve rrugore dhe parandalimin e tyre dhe ruajtjen e jetës së shtetasve Policia Rruga kërkon rritjen e vëmendjes në drejtimin e mjeteve, respektimin në maksimum të normave të sjelljes, përdorimin sidomos të rripave të sigurimit dhe vendosjen e kaskove mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.
Të evitohet me çdo kusht përdorimi i celularëve gjatë drejtimit të mjeteve.
Shërbimet e Policisë janë në akset rrugore për të parandaluar aksidentet dhe për të dhënë çdo ndihmë drejtuesve të mjeteve.