Tre të plagosur pas aksidentit në Berat

474
Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve në Berat, tre persona kanë marrë plagë, ndërsa bluzat e bardha kanë konfirmuar se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Uznovë”, pranë restorant “Osumi”, ku janë aksidentuar dy automjete, konkretisht automjeti me targa TR 3454 B me drejtues shtetasin K.S., 29 vjeç, dhe automjeti me targa AA 056 BO, me drejtues shtetasin E.Ç, 20 vjeç. Dyshohet se si pasoje e këtij aksidenti janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerja, 27-vjeçarja me inicialet J.Y., , të cilët janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Beratit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Sigal