Tre shqiptarë mes 20 të arrestuarve në Romë, droga e fshehur poshtë dollapit

460
Doza kokaine në kutinë e postës në hyrje, toptha heroine, kokaine dhe metanfetamine në një ndarje në makinë, herorinë në një një fund të dyfishtë të mobiljeve në dhomën e gjumit.
Këto janë vetëm disa nga vendet që zbuloi Karabinierët e Komandës së Romës gjatë një operacioni blic antidrogë kryer në 48 orët e fundit në zona të ndryshme të kryeqytetit italian, si Termini, San Lorenzo, Pigneto e Torpignatara.
Kontrollet çuan në arrestimin e 20 personave dhe sekuestrimin e rreth gjysëm kilogrami drogë si kokainë, heroinë, marihuanë dhe metanfetamine si dhe 8900 euro që kishin të bënin me drogën.
Katër prej të arrestuarve janë italianë, tre rumunë dhe një nga Frosinone; 16 janë të huaj: tre shqiptarë, dy nga Bangladeshi, një nga Pakistani dhe dhjetë nga Afrika.
Të arrestuarit janë të moshës nga 19 deri 50 vjeç, shumë prej tyre të njohur për Policinë, të akuzuar për posedim dhe trafik droge.
Në rrugën Via Antonino Lo Surdo, zona Marconi, në shtëpinë ku u arrestuan tre shqiptarët, karabinierët kanë gjetur 20 gramë kokainë dhe 110 gr marihuanë në një fund të dyfishtë të dollapit në dhomën e tyre të gjumit.
Sigal