Transportonin 65 kg kanabis nga kufiri me Shqipërinë, ndalohen në Trikalla dy të rinjtë grekë

95
Ka dështuar tentativa e dy të rinjve grekë për trafikimin e një sasie lëndësh nga Shqipëria. Mësohet se lënda narkotike e llojit kanabis ishte ngarkuar në kufirin e gjelbër Greqi-Shqipëri.
Pas sinjalizimit të rastit, policia greke është vënë në ndjekje të mjetit që po transportonte drogën, duke bërë të mundur ndalimin e tij në Trikalla.

Gjatë kontrollit, në mjet u gjetën dhe sekuestruan 4 çanta që përmbanin 35 pako me 65 kg 80 gramë marijuanë.

Ndërsa në pranga u vunë drejtuesi dhe pasagjeri, të dy shtetas grekë 32 dhe 31 vjeç.