Tragjike, një grua i jep fund jetës në oborrin e banesës

426
Një grua i ka dhënë fund jetës në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Prezë të Tiranës.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se rreth orës 05:30, në fshatin Gjeç kodër, Prezë, në oborrin e banesës është gjetur e vetëvarur 55-vjeçarja me inicialet L. A.

Policia thotë se nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e viktimës, ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Sigal