Tragjike në Vlorë, mbytet 15-vjeçari tek ‘Uji i Ftohtë’

577
Një 15-vjeçar ka gjetur vdekjen ditën e sotme teksa ishte me pushime në Vlorë.

Adoleshenti emri i të cilit nuk dihet ende, është mbytur në plazhin e Marinës.

Trupi i tij është gjetur nga pushuesit e tjerë të cilët e nisën menjëherë drejt spitalit, por fatkeqësisht ai ndërroi jetë rrugës.

Policia ka mbërritur në vendngjarje. 
Informacioni paraprak i policisë:
Rreth orës 10:00, në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, përballë shkollës së Marinës, një shtetas ka rrezikuar të mbytej në det dhe është transportuar për në Spitalin Rajonal Vlorë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Dyshohet se bëhet fjalë për një të ri të moshës 15-vjeçare, për të cilin rreth orës 10:10, Spitali ka konfirmuar se ka ndërruar jetë.
Po punohet për gjeneralitetet e tij të plota. Policia ndodhet në vendngjarje, duke kryer veprimet e tjera në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit.
Sigal