Tragjike në Pogradec/ Nënë e bijë mbyten në rezervuarin e fshatit

570
Sigal

Një ngjarje e rëndë sapo është regjistruar në fshatin Alarup, në Pogradec.

Nënë e bijë janë mbytur tragjikisht në rezervuarin e fshatiti.

Sipas asaj që mëson Syri.net, viktimat janë banore të fshatit në fjalë, ndërsa vajza në fjalë është e moshës 10-vjeçare.

Raportimet e para bëjnë me dije se, fillimisht ka qenë vajza që ka rënë aksidentalisht në ujë dhe nëna, 35-vjeçe, është përpjekur ta shpëtojë, por fatkeqësisht asnjëra prej tyre nuk ka mundur të dalë e gjallë nga rezervuari.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Në të njëjtin rezervuar, më 31 dhjetor 2018 do të mbytej edhe peshkatari Ramazan Kojtari, 56-vjeç.

Fshati Alarup, Pogradec

Image