Tragjike në Korçë, e moshuara gjendet në banesë dy javë pasi kishte ndërruar jetë

456
Sigal

Një e moshuar është gjetur e pajetë nga fqinjët e saj në qytetin e Korçës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.12 të qytetit, teksa 65-vjecarja me inicialet N.P është gjetur nga fqinjët ne banesën e saj, dy javë pasi kishte ndërruar jetë.

Fqinjët kanë lajmëruar menjëherë policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Paraprakisht mendohet se vdekja e 65-vjecares ka ardhur për shkaqe natyrale, pasi nuk janë konstatuar shenja dhune.