Tragjike në Greqi, 4-vjeçarja shqiptare mbytet në pishinën e hotelit ku punonte e ëma

494
Një vajzë 4-vjecare ka humbur jetën dje në mesditë në në hotel në ishullin Naksos të Greqisë, pasi i ka shpëtuar kujdesit të nënës së saj.
Mjekët e ishullit bënë të pamundurën të shpëtojnë jetën e fëmijës, por nuk ja dolën. Nëna shqiptare punonte në hotel dhe e kishte marrë me vete në punë vajzën e vogël me emrin Katerina sepse nuk kishte njeri që të kujdesej për të.
Vogëlushja është futur në pishinë në një kohë që mbeti pa mbikëqyrjen e nënës së saj dhe është mbytur.
Policia ka arrestuar pronarin e hotelit dhe përgjegjësit e pishinës për mos mbajtje të masave te sigurisë dhe mungesën e mbikëqyrjes se fëmijëve, njoftojnë mediat greke.


Sigal