Tragjike në Fier/ Gruaja hidhet nga ballkoni i shtëpisë, humb jetën në vend

208

Një ngjarje e rende është shënuar ne Fier, ku një grua ka humbur jetën pasi është hedhur nga ballkoni i shtëpisë. 

Policia e Fierit ka njoftuar se rreth orës 15:35, në lagjen “1 Maji” Fier, 65 vjeçarja V.B dyshohet se është hedhur nga ballkoni i shtëpisë dhe ka ndërruar jetë.

Në vendengjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë gjatë paradites se sotme, edhe ne Korçë është shënuar një rast i rende, ku një 24 vjeçar është hedhur nga kati i peste i një pallati dhe është dërguar ne spital ne gjendje të rëndë.