Tragjike në Elbasan, 12 vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvarur

Ditët e fundit rastet e vetëvarjes në Shqipëri janë shtuar.

Ditën e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Belshit në qarkun e Elbasanity, aty ku një i mitur ka varur veten në kasollen e bagëtive.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dëshiran në Belsh 12 vjeçari me inicialet E.E është gjetur i vetëvarur nga familjarët të cilët më pas kanë njoftuar autoritetet.

Njoftimi i policisë

Më datë 22.11.2017 salla operative Elbasan është njoftuar nga familjarët se në fshatin Dëshiran Belsh në kasollen e bagëtive kanë gjetur të vetëvarur me litar shtetasin e mitur E. E., 12 vjeç.

Shërbimet e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore në trupin e 12 vjeçarit nuk kanë konstatuar dëmtime apo shenja dhune.

Policia vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.