Tragjike në Berat, gruaja gjen burrin të varur me litar

574
Sot në mesditë një 61-vjeçar është gjetur i vdekur në Moravë të Beratit.
Viktima është gjetur i vetëvarur në kasollen pranë shtëpisë. Ka qenë e shoqja që ka gjetur trupin e pajetë.
Policia bën me dije se: Në datë 27.10.2017, rreth orës 14:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në fshatin Moravë, Berat, një shtetas dyshohet se është vetëvarur.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor si dhe eksperti mjeko-ligjor ky ka rezultuar se:
Shtetasi S.P., 61 vjeç, dyshohet se është vetëvarur në kasollen pranë banesës së tij.
Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera nga ndonjë faktor tjetër.
Trupi i pa jetë është gjetur nga bashkëshortja.
Nga deklarimi i familjarëve të viktimës rezulton se viktima vuante prej vitesh nga depresioni.
Sigal