Sigal

Të paktën 50 persona kanë humbur jetën nga zjarret masive që përfshinë periferinë e kryeqytetit grek Athinë.

Raportohet se janë gjetur të vdekur dhe 26 persona të tjerë, në një tavernë në Mati, e cila u rrethua nga flakët, vetëm disa metra larga bregut të detit.

Lajmin për vdekjen e 26 personave të tjerë e konfirmoi për televizionin shtetëror grek Kryqi i Kuq.

“Për fat të keq kemi gjetur 26 trupa të djegur, midis dy shtëpive”, tha Nikos Ekonomopoulos, kryetar i Kryqit të Kuq Grek, për televizionin shtetëror grek.

Mëngjesin e së martës zyrtarisht u raportua se kanë humbën jetën 24 persona nga zjarret, ndërkohë që qindra persona janë plagosur.

Autoritetet greke kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në pjesët lindore dhe perëndimore të Athinës.