Tragjike, ndërron jetë në spital fëmija 8-vjeçar që e shtypi ‘Benz’-i

642
Ka nderruar jete ne spital femija 8 vjeçar e aksidentuar dy dite me pare në Katund të Sukthit.
52-vjeçari me iniciale F.P ka qenë duke drejtuar automjetin e tij tip “Benz” dhe ka shtypur 8-vjeçaren me iniciale E.B.
E mitura u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
NJOFTIMI I POLICISE SOT:
Në vijim të informacionit të dhënë më datë 24.07.2017, që bënë fjalë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, më datë 26.07.2017, ka gjetur vdekjen në spital, fëmija vjeç 8, banues në Katund Sukth, Durrës. Neni 290 i Kodit Penal.
NJOFTIMI I POLICISË DY DITE ME PARE
Më datë 24.07.2017, në Katund, Sukth shtetasi F. P. 52 vjeç, duke drejtuar mjetin tip Benz ka aksidentuar fëmijën këmbësore me iniciale E.B. 8 vjeçe.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sigal