Tragjike/ Gruaja shqiptare niset për në Gjermani, ndërron jetë në autobus

578
57 vjeçarja T.B në orët e para të mëngjesit të sotëm ishte nisur nga Peja me autobus për një udhëtim në Gjermani, por, me të mbërritur në Prishtinë ishte alivanosur. Më pas ekipi i Emergjencës kishte konstatuar vdekjen e saj.
Lajmi është konfirmuar edhe Policia e Kosovës
“Në ora 7 në rrugën “Jusuf Gërvalla” është alivanosur T.B (1961), më pas është njoftuar Emergjenca ku është konstatu vdekja e saj”, tha Policia për Gazetën Express.
Mësohet se T.B kishte probleme me tension dhe me zemër përderisa ka ndërruar jetë brenda në autobus. Destinacioni i autobusit ishte Kosovë-Gjermani.
Sigal