TRAGJIKE! Gruaja e vetmuar gjendet e dekompozuar në dush

75

Një grua 40-vjeçare është gjetur e pajetë, me trupin e dekompozuar brenda kabinës së dushit në tualetin e banesës së saj.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, në Korçë, kur në mbrëmje rreth orës 22.10 u gjet trupi i gruas së pajetë, e cila jetonte e vetme në lagjen numër 1.

Nga të dhënat e para të policisë, rezulton se dera e banesës, ka qenë e mbyllur me kyç nga brenda dhe automati është gjetur i ulur.

Nga ekspertiza paraprake mjeko-ligjore, dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar, si pasojë e kontaktit të viktimës me rrymën elektrike gjatë dushit.

“Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes”, thotë policia në një njoftim zyrtar.