Tragjike/ Gjendet e vdekur një grua në Tiranë

438
Sigal

Një grua është gjetur e vdekur në Lundër të Tiranës.

Burime nga policia thanë se trupi është gjetur në një arë.

Sipas të dhënave, nuk ka shenja dhune në trup.

Tiranë/ Informacion paraprak

Rreth orës 09:50, në një arë në Lundër, është gjetur pa shenja jete një shtetase rreth moshës 75 vjeçe, ende e paidentifikuar.

Nga këqyrjet në trup nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Dyshohet të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.