Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë natës në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, ndërsa kanë humbur jetën dy të rinj.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Dajc, ne kufirin ndarës mes Shkodrës dhe Lezhës.
Dy të rinjtë udhëtonin me një makinë e cila është përplasur me një kamion. Si pasojë e përplasjes dy të rinjtë identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur kanë humbur jetën në vendngjarje.
Forca policie kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.