Tragjedia në Velipojë, Imzot Angelo Masafra lutet që shpirti i babait dhe dy fëmijëve të prehet në paqe

566
Pranë vendit ku u aksidentuan dhe humbën jetën tre anëtarë të familjes Preka në Velipojë, Imzot Angelo Masafra u lut që shpirti i tyre të prehet në paqe. Kisha e Velipojës kumboi nga lutjet që vajza 10-vjeçare e familjes Preka të dalë nga gjendja e rrezikut, dhe nëna fatkeqe të mundet të përballojë tragjedinë e familjes së saj.
Sakaq, thirrje i janë drejtuar edhe organeve kompetente që të zbardhin rrethanat e aksidentit fatal për familjen Preka.
Për gjithkënd ishte tepër e vështirë të përcillte për në banesën e fundit një foshnjë vetëm 9-muajsh, motrën 5 vjeçe dhe babanë e tyre Edmond Preka.
Edhe qielli qau bashkë me njerëzit, të afërmit, familjarë e banorë të shumtë të Velipojës teksa përcillnin drejt varrezave një familje të terë, ëndrrat e të cilëve u shuan mbrëmjen e së dielës nga një aksident tragjik.
Vajza 10-vjeçare e familjes Preka ndodhet ende ne spital dhe mbahet në jetë me aparatura. Nëna 37-vjeçare Ervisa Preka ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por ende nuk ka dijeni për atë çka i ka ndodhur familjes së saj.
Sigal