Tragjedia në Krujë, ja emri i gruas që humbi jetën

693
Sigal

Violeta Gjika është viktima e ngjarjes tragjikë në Krujë, ku një autobus me 30 pasagjerë u përfshi nga flakët. Sipas informacioneve të policisë, Gjika është 65 vjeçe dhe është nga Vlora. Trupi i saj është nxjerrë nga autobusi disa orë pas ngjarjes, ndërsa është dërguar për në morgun e Tiranës, për ekzaminimet e rastit.

Ndërkohë, nga djegia e autobusit sot në qendër të Krujës, mësohet se kanë mbetur të plagosur 11 persona. Të plaguarit mësohet se janë të gjitha femra. Ato janë dërguar në Spitalin e Djegieve në QSUT, për ndihmë të specializuar. Shkalla e dëmtimeve të tyre është e ndryshme Mësohet se autobusi me besimtarë ortodoksë, ishte nisur për një udhëtim turistik drejt Malit të Zi dhe pritej të kthehej të shtunën në mbrëmje. Lista e të plagosurve që ndodhen në QSUT.

N., 56 vjeçe
H., 70 vjeçe
N., 24 vjeçe
P., 23 vjeçe
R., 66 vjeçe
L.,69 vjeçe
H., 58 vjeçe
J., 54 vjeçe
M 58 vjeçe
G 59 vjeçe
P., … vjeçe