Tragjedia e dy miqve që u përsërit

395
Dy ditë pas sulmit me autobombë që shkaktoi 37 të vdekur në Ankara, një foto e dy miqve të rinj të qeshur është bërë simbol në rrjetet sociale. Protagonistët e saj janë dy miq, studentë në universitet, të cilët humbën jetën në një diferencë prej pesë muajsh në dy sulme vetëvrasëse në tokën turke.
Ali Deniz Uzatmaz, 19 vjeç, vdiq së bashku me qindra njerëz të tjerë, më 10 tetor në një sulm me bombë ndaj një demonstrate për paqe në Ankara, që qeveria ia atribuoi Shtetit Islamik. “Do të jetë gjithnjë në zemrat tona”, shkruante atëherë miku i tij i fëmijërisë, Ozankan Akus, protagonisti tjetër i fotos.
Por tragjedia përsëritet. Akkus u vra këtë të diel në një atentat terrorist, ku mbetën të vrarë 37 persona dhe për të cilin autoritetet turke akuzojnë milicinë kurde.
Sigal