Sigal

Një rrufe ka rënë sot në fshatin Sukaj të njësisë administrative Dajç në Shkodër.

Nga të dhënat paraprake mësohet se ka humbur jetën një grua me emrin Leonika Luka dhe janë plagosur 2 persona.

Mësohet se tre personat ishin duke punuar  tokën në momentin kur u goditën nga rrufeja. Janë transportuar menjëherë në spitalin e Shkodrës, ndërsa gruaja humbi jetën rrugës për në spital. Dy të tjerët po marrin ndihmën e parë në spital.

Një nga personat e plagosur është Ndoc Vija.