Tragjedi në Shkodër, humb jetën një fëmijë

493
Sigal

Një ditë më parë një vajzë 12 vjeçare tentoi t’i japë fund jetës duke pirë fostoksinë.

Ngjarja ndodhi në Shkodër dhe ishte një lajm mjaft i rëndë për familjarët e opinionin publik.

Familja e të miturës arriti që ta çojë 12 vjeçaren në spital, në gjëndje të rëndë shëndetësore dhe pavarësisht ndihmës, vogëlushja ka humbur jetën këtë të mërkurë.

Prokuroria ka nisur tashmë hetimet për të zbuluar lëndën që helmoi të miturën dhe se ku arriti ta gjejë kjo e fundit. Dyshimet janë për fostoksinë por mbetet ende mister se ku e gjeti helmin një 12 vjeçare. Arsyeja që e ka shtyrë një fëmijë drejt vetëvrasjes, gjithashtu mbetet një enigmë që pritet të zgjidhet e sqarohet nga ana e organeve kompetente.