Tragjedi në Prizren: Vëllai vret vëllanë në dasëm

417
Në fshatin Krajk të Hasit, në Komunën e Prizrenit, gjatë ditës së sotme ka ndodhur një incident i rëndë Një dëshmitar nga vendi i ngjarjes ka thënë se gjatë një ahengu familjar janë konfliktuar dy vëllezër, me ç’rast ka humbur jetën K. L., si dhe ka mbetur i plagosur rëndë djali i tij, dhe dy vëllezër të tjerë të së njëjtës familje.

Sipas dëshmitarit, incidenti ka ndodhur në momentin kur krushqit kanë hyrë në oborr dhe disa prej tyre për shkak të mungesës së hapësirës i kanë zhvendosur në oborrin e fqinjit. Po ashtu thuhet se ndërmjet personave të përshirë në këtë incident ka pasur edhe më herët konflikte.
Sigal