Tragjedi në plazhin e Golemit, mbytet në det një pushues

508
Një 69-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme pasi u mbyt në plazhin e Golemit.

Më datë 07.09.2017, rreth orës 14 : 23, në Numrin e Emergjencave 112 ka ardhur një telefonatë për një person të mbytur në plazhin e Golemit.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar se në plazhin e Golemit, deti ka nxjerrë të mbytur shtetasin F.A., 69 vjeç.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.
Sigal