Tragjedi në familjen shqiptare/ Dy qen pitbull masakrojnë foshnjën 1 vjeçe

622
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Itali, ku një fëmijë 1 vjeç me origjinë shqiptare është sulmuar për vdekje nga dy qen pit bull.
Ngjarja ka ndodhur në komunën e Flero, në krahinën e Brescia, ndërsa vogëlushja, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur po luante në oborrin e shtëpisë së gjyshit kur u sulmua nga qentë, njoftojnë mediat italiane.
Vogëlushja ishte vajza e një shqiptari dhe një gruaje me origjinë italiane. Gjyshi i saj një 63-vjecar, pronar i kafshëve është përpjekur ta shpëtojë mbesën, por nuk ka mundur dot, pasi vogëlushja ka humbur jetën si pasojë e kafshimeve.
Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sigal