Trafikuan 5 ton marijuanë nga Shqipëria në Itali, kush janë 25 të arrestuarit (Emrat)

715
Një superoperacion është zhvilluar mëngjesin e sotëm në Itali, pas sekuestrimit të një sasie të madhe marijuane, rreth 5 ton, që vinte nga Shqipëria. Forcat e Guardia di Finanza në bashkëpunim me policinë financiare në Catanzaro dhe shërbimin qendror për krimin e organizuar në Romë, kanë zbatuar urdhër-arrestet për 25 persona. Mes të arrestuarve raportohet se ndodhen edhe 3 drejtuesit e grupit.
Këta persona dyshohet se janë përgjegjës për transportimin e lëndës narkotike nga Shqipëria drejt Italisë.
Mes të arrestuarve është bosi i Filadelfias Roço Anello, 58 vjeç, dhe Francesco Fiare nga San Gregorio, 38 vjeç, i njohur si “doktori”.
“Arrest me burg” është kërkuar për Francesco Paladino, ndërsa vëllai i tij Antonio Paladino ka marrë masën “arrest shtëpie”. Babai i tyre, Salvatore Paladino, edhe ky person nën hetim, është aktualisht edhe në një proces tjetër për operacionin antidrogë “Stammer”.

Detajet për operacionin kanë zbuluar edhe identitetet e 25 personave të përfshirë në trafikun e drogës.

Më poshtë lista e plotë e personave të hetuar:
Roço Anello, 57 vjeç, bosi i Filadelfias.
Idrit Buja, 37 vjeç, shqiptar
Fortunato Baldo, 23 vjeç, nga Mileto
Cristian Burzi, 35 vjeç, rezident në Bergamo
Mario Calesse, 45 vjeç, rezident në Muggio
Francesco Colangelo, rezident në Verano Brianza
Gianfranco Contestabile, nga Brindisi
Francesci Fiare, 38 vjeç, nga San Gregorio, i njohur si “doktori”
Rosario Fioretti, 71 vjeç, nga Leçe
Leonardo Francesco Florio, 54 vjeç, nga Vibo Marina
Ippolito Fortuna, 58 vjeç, nga Vibo Marina
Giovanni Franze, 56 vjeç, nga Stefanaconi
Gerardo Filippo Gentile, 63 vjeç, nga Zambrone
Elvis Hajdini, 25 vjeç, shqiptar
Domenico Mancuso, 43 vjeç, rezident në Romë
Fabio Melaça, 32 vjeç, nga Brindisi
Shefik Muho, 34 vjeç, shqiptar
Gregorio Niglia, 35 vjeç, nga Briatico, i njohur si “Llollo”
Giovanni Pastorello, 59 vjeç, rezident në Milano
Gianluca Pititto, 22 vjeç, nga Mileto
Antonio Prostamo, 29 vjeç, nga Mileto
Rosario Riçioli, 45 vjeç, nga Katania
Claudio Tortora, nga Vibo Valentia
Francesco Paladino e Antonio Paladino, nga Rosarno.


Sigal