Trafiku i drogës Shqipëri-Itali, 15 vite burg për Moisi Habilajn

430
Sigal

Gjykata e Catanias në Itali e ka dënuar me 15 vite e pesë muaj burg Mosi Habilajn, i shpallur fajtor për trafik droge mes Shqipërisë dhe Italisë.

Ai u dënua tre vite më pak se sa kërkohej nga Prokuroria. Sipas mediave italiane, i veshur me një palë xhinse dhe një T-shirt, Habilaj ka pritur në qetësi dënimin, brenda qelisë në gjykatë.

Ai është cilësuar si kreu i grupit të Habilajve që trafikonte marijuanë nga brigjet e Vlorës drejt shtetit italian.