Trafiku i drogës në Elbasan, arrestohen dy persona. Emrat

593
Sigal

Një opercaion antidrogë i policisë së Elbasanit janë vënë në pranga dy përsona në këtë qark. Gjatë kontrollit të policisë u është gjetur doza heroine me vethte por edhe pluhur i dyshuar të jete drogë në shtëpite e tyre.

Ja njoftimi i plotë  policisë për ngjarjen.

Nga ana e Specialistëve të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, u realizua dhe u dokumentua me prova ligjore operacioni policor për veprat penale, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal dhe “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal, ku janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

• Redi Zeneli, 24 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”
• Marius Tabaku, 27 vjeç, banues në qytetin Elbasan.
Në bazë të informacioneve të marra nga Specialistët e Hetimit të Narkotikëve, shtetasit Marius Tabaku gjatë kontrollit i është gjetur një dozë lëndë narkotike e llojit heroinë.
Nga verifikemet në rrugë operative rezultoi se e kishte blerë nga shtetasi Redi Zeneli.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Redi Zeneli, në lagjen “Syrja Dylgjeri”, janë gjetur dhe sekuestruar në cilesinë e provës materiale një sasi pluhuri e dyshuar si lëndë narkotike e llojit heroinë, (gjithësej 26 doza), një peshore elektronike dhe një sasi vlere monetare prej 12 000 lekësh, të cilat i ka siguruar nga aktiviteti i paligjshëm i shitjes së lendës narkotike